Kim Kardashian tha në një intervistë për “Vogue” se së shpejti do të studiojë për t’u bërë një avokate e zonja në fushën e kriminalistikës. Në verë, ylli i mediave sociale do të bëjë atë që quhet “baby bar”, një provim pranimi për në universitet që i jep të drejtën të vijojë studimet për 3 vjet.

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super e thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim.

38-vjecarja tha se është frymëzuar nga rasti i Alice Marie Johnson, e cila ishte dënuar me burg të përjetshëm për drogë, por Kim arriti ta lironte. Kim raporton se ka nisur stazhin në një firmë lirgjore në San Francisco, në mënyrë që të përgatitet për provimin dhe tani studion 18 orë në javë me dy avokatë./Opinion.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here