Ava Max, e cila po ndjek gjurmët e suksesit të Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipës, do të perfomojë mbrëmjen e sotshme në programin “The Ellen Show”, hitin e saj ndërkombëtar, “Sweet but psycho.”

Kjo perfomancë padyshim që do t’i hapë edhe më shumë dyer në rrugëtimin e saj drejt suksesit pasi “The Ellen Show” është një prej programeve më shikueshmërinë më të lartë në Shtetet e Bashkuara në Amerikë,si dhe një nga më të komentuarit në rrjete sociale ndaj konsiderohet një vulë prestigji.

Lajmin e mirë, Ava e ndau në Instagramin e saj, ndërsa mijëra ndjekës e kanë uruar për suksesin e rradhës.

Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, u lind në Amerikë, nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga qyteti i Sarandës. Ava thotë se fakti që është emigrante, e ka bërë më të vendosur dhe më këmbëngulëse. Këngëtarja ka cekur shpesh peripecitë që familja e saj ka kaluar duke dhënë një mesazh të fortë vullneti dhe kurajoje.

“Mësohesh të jesh e fortë që në fillim,” ka thënë ajo më herët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here