Për antropologun Desmond Morris domethënia – nga një pikëpamje antropologjike – është e qartë. “Gishti i mesëm përfaqëson penisin dhe gishtat në të dy anët, testikujt”, shkruan Morris.

Origjina. Origjina e gishtit të mesëm humbet në mjegullat e kohës. Romakët e lashtë e përdorën atë dhe i dhanë edhe një emër: digitus impudicus (gisht i pahijshëm).
Kjo dëshmohet nga veprat e dy dëshmitarëve të mëdhenj të kohës së tyre: në epigramet e Martial (40-104 pas Krishtit), një personazh i cili gjithmonë ka gëzuar shëndet të mirë, ju tregon impudicus digitus tre mjekëve, sikur për t’i mbajtur ata në distancë, dhe historiani romak Tacit (56-120 pas Krishtit) shkroi se anëtarët e fiseve gjermane jua tregonin gishtin ushtarëve romakë.

Por gjesti i gishtit të mesëm ishte, si shumë gjëra të tjera !, një trashëgimi e botës greke.

Në vitin 419 para Krishtit, dramaturgu Aristophanes në komedinë e tij ‘Reja’, tregon një personazh(Strepsiad) i cili gjestikulon me gishtin e tij të mesëm.

Disa historianë besojnë se në botën greke është përdorur gjithashtu për të treguar një marrëdhënie homoseksuale.

Sipas Morris, i cili 40 vjet më parë publikoi librin ‘Njeriu dhe gjestet e tij’ për Mondadorin, origjina e “gishtit të mesëm” do të ishte edhe para-njerezimit, meqë disa nga majmunët e dinë gjithashtu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here