Aktorja Emma Corrin është perzgjedhur për të intepretuar rolin e Dianes, Princesha e Uellsit në sezonin e katërt të serisë së mirënjohur “The Crown”.

Ajo do të shfaqet përballë Josh O’Connor të Durrells, i cili është zgjedhur si Charles-i i ri për sezonin e tretë dhe të katërt.

Serija pritet të tregojë historinë e dashurisë së hershme të Charles dhe Diana, para se çifti te martohej në korrik te 1981.

Netflix konfirmoi vendimin në një tweet, duke shtuar se filmimi për sezonin e ri do të fillojë këtë vit. Corrin tha se ajo ishte “përtej emocioneve dhe e nderuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here