Zbuloni stilin e duhur për shenjën tuaj.


DASHI

Doni të guxoni, por nganjëherë rreziku është që të ekzagjeroheni. Stili i egër, ‘wild’, ju shkon por puna eshte mos ta teproni. Kërkoni një ekuilibër midis asaj që dëshironi dhe cilat janë rregullat e shijes së mirë: si të thuash, jo për një look total në lëkurë, por per një veshje të bërë nga xhinse, bluzë të bardhë dhe një xhaketë motocikliste. Nëse e ndiqni këtë këshillë, askush nuk do t’jua kaloje në stil.
Frymëzuar nga: Emma Watson

 

DEMI
Asnjë shenjë e zodiakut nuk është më e përkushtuar për shopping: demi e tepron pak me blerjet për tu gjetur me një gardërobë (por çfarë them unë?) me jë dhomë plot me rroba, shumicën e të cilave nuk i ka veshur kurrë. Ju jeni ndër të parët për aftësinë tuaj për të kombinuar. Këshilla është vetëm një: bleni atë që është e nevojshme ose atë që ju pëlqen më së miri nëse nuk doni të gjeni veten me llogarinë rrjedhëse në të kuqe!
Frymëzuar nga: Megan Fox

 

BINJAKET
Ju jeni shenja e komunikimit dhe prandaj stili juaj gjithashtu dëshiron të komunikojë diçka. Një binjak gjithmonë ndihet si një adoleshente e cila kurrë nuk heq dorë nga xhinse, edhe kur nuk duhet. Rreziku është që të dukeni si një Lolita e përjetshme, prandaj kini kujdes! Ju shpesh vuani nga ndryshimet e papritura të humorit, të cilat gjithashtu ndikojnë në zgjedhjet tuaja të modës: nëse jeni të trishtuara, mbani mend se nuk ekziston vetëm e zeza!
Frymëzuar nga: Angelina Jolie

 

GAFORRJA
Ju jeni pak dembelë, nganjëherë hapni dollapin dhe vishni gjërat e para që ju ndodhin. Yjet thonë se shenja juaj është më e predispozuara e të gjithave për të veshur modën ‘vintage’. Përpiquni më fort: ju gjithmonë do të jeni mbretëresha e mbrëmjes.
Frymëzuar nga: Gisele Bündchen

 

 

LUANI
Antikonformiste, i paraprin modës. Fjongot dhe xixat nuk mungojnë në veshjet tuaja, ari dhe argjendi janë your must have..Rreziku është që të mos kuptoheni menjëherë nga të tjerët dhe të gjykoheni: vazhdoni në rrugën tuaj glam, e cila është e drejta.
Frymëzuar nga: Madonna

 

 

VIRGJERESHA
Urren të ndjekësh masën dhe stili yt është unik. Por shpesh fakti qe nuk dëshironi të shfaqeni, ju lë në hije: gjeni guximin që të shprehni vetveten mepermjet modës.
Frymëzuar nga: Twiggy

 

 

 

PESHORJA
Fjalëkalimi: hijeshiA. Ju e urreni vulgaritetin dhe me veshtiresi mund te gaboni look.Rreziku është që të mbeteni shumë e lidhur me idenë e divës dhe të harroni se jeta është bërë edhe me stil casual. Nuk mund të mbani gjithmonë taka, nganjëherë një palë atlete mund ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe, mbi të gjitha, të rehatshme.
Frymëzuar nga: Monica Bellucci

 

 

AKREPI
Shumë zi në dollapin tënd, a keni menduar ndonjëherë të mbani ngjyra të tjera? Mund të jetë gjithashtu sinonim i elegancës, por ky stili dark nuk ju përshtatet gjithmonë. Guxo, sepse bukuria juaj nuk ka nevojë të bjerë në kompromise: e zeza pak është super, por kombinoje me të gjitha ngjyrat e ylberit.
Frymëzuar nga: Anne Hathaway

 

 

SHIGJETARI
Jeni një kozmopolitane dhe pelqeni të vishni stile të ndryshme, nga kultura të ndryshme dhe t’i përzieni së bashku.Nuk pengoni aventurën e stilit dhe kjo është bukuria juaj: kurrë nuk thoni jo. Rreziku? Të gaboni me shumë ndikime glam dhe të bëni një lëmsh. Por rrallë herë gaboni.
Frymëzuar nga: Katie Holmes

 

 

BRICJAPI
Ju i pelqeni tailleur dhe kostumet. Pelqeni stilin hermafrodit dhe ‘vidhni’ rrobat nga dollapi i tij, por mos harroni kurrë se jeni femër. Por ju duhet të dini se përtej pantallonave, ka edhe funde që do të dukeshin shkëlqyera mbi ju.
Frymëzuar nga: Sienna Miller

 

 

UJORI
E gjitha nje fantazi dollapi i grave ujor që nuk dinë si të heqin dorë nga ngjyrat! Ato janë shenja zodiakale e kontrasteve dhe gjithmonë e dinë se si të vihen re. Çfarë të themi? Për të imituar dhe kopjuar.
Frymëzuar nga:Paris Hilton

 

 

 

PESHQIT
Tyl ,dantelle, lule. Ju jeni shenja e zodiakut të bon ton-it dhe romancizmit, edhe nëse mund të transformoheni në një zonjë ‘dark ‘gjatë natës. Personalitet i dyfishtë dhe stil i dyfishtë për shenjën e fundit zodiakale të horoskopit.
Frymëzuar nga: Rihanna

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here