Nëse deshironi të beni një selfie me një avion që po ulet në Phuket, ju rrezikoni të humbisni jetën tuaj.

Tailanda po ‘godet’ vizitorët të cilët dynden në Mai Khao Beach i cili ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar dhe bejne fotografi ne te njejten kohe qe aeroplani po ulet ne piste.

“Njerëzit dhe turistët nuk do të lejohen të hyjnë në këtë zonë për të bërë fotografi,” tha zëvendëskryetari i aeroportit të Phuket Wichit Kaeothaithiam të enjten.

Zyrtarët mendojne se fotografite mund të hutojne pilotët ne momentin qe ata po perpiqen te ulen ne piste.
Përveç kësaj, ata që shkelin këto rregulla, të cilat janë themeluar sipas Aktit të Navigacionit Ajror, mund të përballen me dënimin maksimal të vendit.

“Dënimi maksimal është ai me vdekje”, tha z. Kaeothaithiam. “Aeroporti dëshiron të rrisë të ardhurat e turizmit, por në të njëjtën kohë duhet të sigurohet se nuk do të ketë probleme me rregullat e aviacionit … Turizmi dhe siguria duhet të bashkëjetojnë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here