Shumë shpesh harxhojmë shumë para për të blerë kremra të ndryshme ose mjete për të bërë lëkurën tonë më elastike dhe të re, por ka ushqime që do t’ju ndihmojnë të keni një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme pa përdorimin e kozmetikës së shtrenjtë.

Çokollatë e zezë
Çokollata pervec se është e shijshme , është e mirë edhe për lëkurën, vetëm hani pak çokollatë të errët të paktën 70% për ta bërë lëkurën tuaj elastike dhe te hidratuar, për më tepër çokollata përmban një sasi të madhe të antioksidantëve dhe flavonols që ngadalësojnë plakjen e parakohshme të lëkurës.

Kosi
Kosi është një ushqim i shkëlqyer i pasur me kalcium, por përveç të hahet, mund ta përdorim atë si një maskë fytyre, mjafton që të aplikohet në fytyrë dy ose tre herë në javë për gjysmë ore për të pasur një lëkurë më të butë, pastron poret dhe zvogëlon rrudhat.

Bajamet
Bajamet janë një ilaç i vërtetë për trupin tonë, sepse janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë lëkurën të mbetet e re dhe të kanë acid yndyror, të cilat parandalojnë sëmundjet e zemrës duke ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Përveç kësaj, bajame përmbajnë vitaminë E, shumë e dobishme për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV.

Boronica
Boronica është një nga frutat më të shëndetshme që mund të gjejmë në natyrë, ato janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e kancerit, probleme me zemrën, artriti, dhe madje zbusin edhe sëmundjene Alzehermerit. Përveç kësaj, boronica eshte perfekte për parandalimin e sëmundjeve të caktuara të sistemit urinar. Por boronica gjithashtu përmban polifenolë, antioksidantë që stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe luftojnë rrudhat.

Domate
Domate përmbajnë lycopene, vitamina A, C, K, B5, folacin, thiamin, niacin, kalium, magnez dhe bakër, përveç kësaj ka pak yndyrna të ngopura dhe kolesterol dhe lufton plakjen e lëkurës të shkaktuar nga rrezet UV.

Patate
Patatet janë shumë të pasura me vitaminë C, një aleat në luftën kundër rrudhave. Vitamina C, në fakt, stimulon prodhimin e kolagjenit në lëkurë dhe kontribuon në luftën kundër agjentëve të jashtëm. Përveç kësaj, patatet janë të pasura me fibra, që ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi. Me përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminës B6, ato lejojnë shkatërrimin e homocisteinës, një substancë përgjegjëse për forcimin e mureve arteriale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here