Aktori ishte protagonist i dy filmave të suksesshëm bazuar në personazhin e krijuar nga Lee Child.

Pavarësisht suksesit të dy filmave që ai ka luajtur, Tom Cruise nuk do të jetë në serinë televizive të dedikuar “Jack Reacher”, ish oficerin e policisë ushtarake të krijuar nga Lee Child. Arsyeja? E shpjegoi vetë Child: ata duan një aktor shumë më të gjatë, më te ngjashem me personazhin e romaneve.

Një shqetësim i vërtetë për Cruise, i cili edhe me perpara ka pesuar ironi për 170 cm lartësi. Child po punon në seri televizive bazuar në librat e tij dhe shpjegoi në një intervistë me BBC, se pse ylli i Hollivudit është lënë mënjanë.

“Ishte kënaqësi të punoja me Tom Cruise – shpjegoi shkrimtari – por lexuesit kanë të drejtë: Madhësia e Jack Reacher është një komponent themelor i karakterit të tij. Ai ngjall frikë vetëm me fizikun e tij. Cruise ka talent, por ky element mungon “.

Dhe Lee Child ka shkuar më tej: jo vetëm që ai ka vendosur të heqe Cruise për shkak te kritikve nga lexuesve të tij, por edhe tani ai është duke kërkuar ndihmën e tyre në zgjedhjen e protagonistit të ri. “Ne do të fillojmë përsëri që nga fillimi dhe do të përpiqemi të gjejmë protagonistin e përsosur”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here