Ministri japonez përgjegjës për sigurinë e informacionit ka pranuar se kurrë nuk ka përdorur një kompjuter në jetën e tij dhe nuk e di se çfarë do të thotë “një port USB”

Gjatë një seance parlamentare Yoshitaka Sakurada – i cili gjithashtu mbulon postin si Ministri Olimpik i Tokios 2020 -ai u përgjigj se ishte i pavarur qe nga mosha 25 vjeçare dhe se ai gjithmonë delegon ndihmësit e tij për të kryer funksione teknike,
duke shtuar se kurrë nuk ka prekur një kompjuter.

Për pyetjen e ardhshme të opozitës kundërshtare se si të merren me parandalimin anti-hacker për Lojrat Olimpike, Sakurada u përgjigj se pyetja ka të bëjë me tërë ‘makinerine’ e qeverisë, por për i siguroi që zyra e tij di të bëjë një punë të mirë.

Gjatë seancës, e transmetuar drejtpërdrejte dhe me bujë nga mediat japoneze – dhe me ministrin në vështirësi të dukshme, dukej qartazi nervozizmi i asistenteve parlamentarë për të dorezuar shënime dhe informata Sakurada-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here