Ronela Hajati momentalisht është në Las Vegas.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati është bashkë me shoqen e saj në Las Vegas, të cilat po argëtohen pafund.

Nga atje, ajo nuk ngurron të sjell imazhe dhe video të ndryshme për mbi 300 mijë ndjekësit e saj.

Në imazhin e fundit Hajati fotografohet pranë, Michael Jackson që tregon se është idhulli i saj. “Nëse unë mund të emëroja një idhull, do të jetë vetëm ai”, ka shkruar Hajati.

“Do ta luj” mbetet projekti i fundit i lansuar nga ajo ku ka marrë mbi 4 milionë klikime në kanalin, Youtube.

Ajo gjithashtu është duke punuar në këngë të reja që pritet të lansohen në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here