Pjesëmarrja e Tunës dhe Patris Berishës në puntatën e së shtunës në emisionin “Xing me Ermalin”, nxiti jo pak debate në media dhe rrjetet sociale. Një ndër temat më të nxehta të emisionit, ishte debati i shumëpërfolur me vëllain e Patrisit, Robert Berishën, por dhe ai me Rudina Magjistarin.

Pas emisionit dhe deklaratave që bënë bujë në rrjetet sociale dhe mediat online, fansat u ndanë në disa kampe. Kishte nga ata që mbështesin Tunën, ata që mbështesin Robertin si dhe ata që mbështesnin Rudinën.

Shumë VIP-a reaguan për situatën. Një koment ka bërë edhe Enca me anë të një video në instastory ku shfaqet Tuna duke folur për njerëzit e shtirur. Këngëtarja shkruan: E dua për sinqeritetin e saj se është reale. Njerëzit duan ata që janë fallso. Le të përqafojmë të vërtetën. Dhe të gjykojmë më pak, të jesh real është një vlerë reale”, tha Enca dhe etiketoi Tunën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here