Me afrimin e festës së Halloween shumë nga personazhet shqiptar kanë postuar në rrjete sociale veshjen që kanë përzgjedhur. Një prej tyre është edhe trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha. Ajo ka postuar një foto e veshur si një lepurushe.

Mirëpo nuk mund të mungonin komentet ngacmuese të fansave. Dhe një prej tyre i kërkoi të mos ndërhynte më në fytyrë pasi gjithsesi i dashuri i saj e do.

Lorit i tërhoqi vëmendjen ky koment dhe nuk hezitoi t’i kthente përgjigje.

“Dhe mjaft me shiringa zemër se je fryrë goxha nga faqet, më beso s’ke më nevojë për më shumë. Visi të do gjithësesiii edhe po të jesh si në fillim.” – shkruan ndjekësi.

“Sikur të jetoja për meshkujt do të isha ne kuzhinë duke pastruar pjatat tani, por fatmirësisht mami nuk ka rritur budallaqe dhe cdo gjë e bëj për qejfin e shpirtit tim” – iu përgjigj Lori.

Lori Hoxha ka qënë gjithmonë e hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrë dhe nuk i ka mohuar asnjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here