Fabrizio Corona dëshiron të hakmerret nga ;trajtimi’ në TV ne emision live nga Ilary Blasi.

Javën e kaluar ish-mbreti i paparacëve ishte një mysafir në mbrëmjen ‘Grande Fratello Vip’, ku pritej të ndreqte marrëdhënien e tij me konkurrenten Silvia Provvedi. Në vend të kësaj, 44-vjeçari eshte grindur me zemërim me prezantuesen e reality TV, e cili në fund praktikisht e nxori jashtë programit.

Pas kesaj Fabrizio postoi nëpërmjet Instagram një frazë misterioze: “Mos e zgjoni qenin që fle ..Së shpejti e vërteta “, shoqëruar me kopertinën e librit të fundit të botuar nga bashkëshorti i Ilarit, Francesco Totti,” Un Capitano “.

Ajo qe ndezi gjakrat gjate mikpritjes ne GFVIP ishte kujtimi i nje scoopi-i te pretenduar nga ekipi paparac i Fabrizios, në të cilën ishin protagonistë ish-kapiteni i Romës dhe Flavia Vento. Kurrë nuk u konfirmua ndërlidhja, e cila doli dalë në dritë gjatë shtatzënisë së parë të Ilarit.

“Unë nuk doja të paguaja, nuk kam bërë asgjë me Flavia Vento – shkruan Totti në librin e tij – dhe materiali që shkruhej nga Corona në fund te fundit nuk ishte kushedi cfare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here