Stresi është arrestuar nga policia pasditen e së mërkurës me akuzën se është anëtar i një grupi kriminal në Tiranë. Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës. Uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine.

Pas kësaj kureshtja ishte e madhe se çfarë qëndrimi kishte Kejsi e fejuara e Stresit. Por ajo tregoi mbështetjen për partnerin e saj dhe familjen e tij me anë të disa reagimeve nëInstastory.

Ndërkohë e reja vazhdon ta tregojë mbështetjen e saj krah familjes Lushaj. Dhe këtë gjë e ka treguar me anë të një fotoje që ka publikuar sot krah vjehrrit të saj, Sali Lushajt. Kejsi shihet e buzëqeshur krah tij dhe nga fotoja duket se ata po konsumojnë një drekë, dhe po shijojnë disa gota verë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here