I ftuar në “Xing me Ermalin” këngëtari shumë i dashur për publikun Bujar Qamili bëri deklaratën bombë se ai dhe Bleona do vijnë me një super bashkëpunim. Me të dëgjuar emrin e Bleonës publiku shpërtheu në brohoritje e duartokitje. Kjo tregon se bashkëpunimi mes dyshes që tani po pritet me padurim.

I pyetur si ja mbushi mendjen Bleonës, Bujari u përgjigj me humor: “Mu ma dha fill me të parën”. “E kam shumë shoqe e dua fort”, shtoi këngëtari.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Bleona. Ajo ka postuar një foto me Bujarin dhe shkruan: “O superyll ku të duash, kur të duash, çfarë të duash”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here