Meghan Markle dhe Princi Harry moren pjese ne një shfaqje per prezantimin e arteve gjatë vizitës së tyre në gjimnazin e vajzave të Macarthur në Sydney, Australi.

Dukeshja shtatzënë 37 vjeçare e Sussex u foli vajzave të reja në shkollë për përvojat e saj si një grua e re.

“Une kam qene në një shkollë vetem me vajza, e cila ne te njejten kohe ishte tepër e larmishme.Mendoj se të jesh e rrethuar nga femra te fuqishme , do te thote te kuptoni botën tuaj. Ju bën më të sigurt, elokuent, “tha Meghan.

“Ju keni një synim të vërtetë për të bërë diçka për të ndryshuar botën, dhe ju duhet ta mbani fort. Me emocionon shume kjo gje. Po beni një punë vërtet te mire dhe jam shumë e lumtur që jemi këtu. Ne ju japim mbështetjen tonë të plotë, “shtoi ajo.

Harry gjithashtu foli për mënyrën se si burrat mund t’i ndihmojnë gratë të arrijnë të drejta të barabarta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here