Përgjatë trotuareve të New York janë shfaqur statuja të vogla ku shfaqet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shoqëruar me një tabelë të vogël që fton qentë:’Urino mbi mua’.

Bustet që përfaqësojnë manjatit në versioni vitet ’80 janë vendosur nga publicisti amerikan Phil Gable. Në website Gothamist ai ka shpjeguar iniciativën: ‘Kjo shpreh opinionin tim përbuzës në lidhje me Trump’.

Mbi statujën e vendosur në bar është hedhur edhe një substancë që i nxit qentë që kalojnë aty të urinojnë.
Gable, që mbi statujat ka vendosur edhe emrin e studios së tij, e ka quajtur iniciativën: ‘një mënyrë e re dhe zbavitëse për të shprehur neverinë që shumë nga ne kanë në lidhje me presidentin’.Më pas ka shtuar: ‘Reagimi i publikut ishte vërtetë i jashtëzakonshëm deri tani.

E di që ky nuk është një gjest i madh proteste, por nuk flitet shpesh për qentë që urinojnë mbi një statujë dhe çdo njëri prej nesh ka mënyrën e tij për të përballuar gjërat. Dhe për mua duhen përballuar me humorizëm dhe satirë”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here