Një asteroid i quajtur 2016 NF23 pritet të “kalojë afer” planetit tonë në ditët e ardhshme.

Ndërsa vetëtimthi kalon përmes hapësirës në një shpejtësi prej mbi 20.000 milje në orë, një numër i madh i mediave kanë theksuar “qasje të ngushtë” qe do të bëjë në drejtim të Tokës.

Duke pasur parasysh përplasjen potenciale që mund të rezultojë nga devijimi, këtu do te lexoni se çfarë është ky asteroid në të vërtetë dhe sa gjasa ka të na godasë.

Cili është objekti në fjalë?
NF23 është një asteroid relativisht i madh që, sipas të dhënave aktuale të NASA-s, do të bëjë atë që agjencia e quan një “qasje të afërt” në Tokë më 29 gusht.

Ai klasifikohet si një trup “Atens”, që do të thotë se orbita e saj vjen në afërsi të Tokës.

Sa i madh është?
Disa e kanë përshkruar, më shumë se Piramida e Madhe e Gizës, Koloseu dhe Syri i Londrës, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur më shumë krahasime lokale duke përdorur Katedralen Leicester dhe qendrën tregtare Victoria në Nottingham si një matëse per këtë vizitor kozmik.

Nasa vlerëson se asteroidi është diku në mes të 70 dhe 160 metra në diametër, që do të thotë se nëse do të ishte në fundin më të madh të shkallës, do të rivalizonte me të vërtetë monumentet kryesore si piramida.

A do ta godasë Tokën?
Pothuajse me siguri jo. Ndërsa Nasa ka përshkruar asteroidin si “potencialisht të rrezikshëm”, pritet të na kalojë me një distancë prej 3 milion miljesh.

Diametri i Tokës është rreth 8,000 milje. Çdo objekt që vjen brenda 4.6 milion miljeve të planetit vjen nën kategorinë “potencialisht të rrezikshme”.

Në të vërtetë, asteroidë te tjerë pritet të kalojnë shumë më afër planetit tonë në ditët në vijim, megjithëse pa dyshim ato janë vetëm rreth 6 metra.

NASA ka lëshuar më parë një deklaratë duke thënë se “asnjë asteroid i njohur aktualisht nuk parashikohet të godase Tokën për 100 vitet e ardhshme”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here