Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi shquhet për zërin dhe talentin e tij për muzikë, që i hapën dyert e suksesit atij.

Përveç që është aktiv në skenën muzikore, ai është aktiv edhe në rrjetet sociale ku poston fotografi e video të shumta.

Së fundi ai ka zgjedhur një fotografi nga fëmijëria për ta ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, që janë mbi 35mijë. “Skerdi i vogël”, është mbishkrimi i fotografisë që ia ka vënë reperi i njohur 27-vjeçar.

Persa i përket angazhimeve muzikore, reperi i njohur ka publikuar projektin e tij të fundit “Si Bugatti”, që është bashkëpunim me Gjikon. Kjo këngë u pëlqye mjaft shumë nga fansat e dyshes dhe ende pa i mbushur një muaj nga lansimi ka arritur 12 milionë klikime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here