Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, tërhoqi së fundmi vëmendjen e të gjithëve me këngën e re ‘Habibi’, e cila ishte një diss për reperet shqiptare. Kënga e saj u përfol ngado, mirëpo ditën e sotme ajo e ka tërhequr vëmendjen me diçka tjetër. Si rrallëherë, Fifi ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa foto ku shfaqet me bikini.

Këngëtarja ka pozuar me body ngjyrë të zezë, teksa merr rreze në ishujt e Ksamilit në Sarandë. Mirëpo, ajo e ka hequr opsionin që i lejon ndjekësit të komentojnë në postimet e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here