Amityville është një rrethinë e New Yorkut me 9,523 banorë,por kjo rrethinë e qetë mban një nga historitë më të frikshme që i dhanë piknisjen filmave hollivudian horror.Ne 1965 Ronald Defeo dhe gruaja e tijë Luise blene këtë shtëpi në rrugen Ocean Avenue 112.Ato jetonin së bashku me 5 femijët e tyre.Italo-American të brezit të dytë,zgjodhen të jetonin ne këtë periferi te qetë,por nuk do te ishte keshtu!

De Feot e quajten shtepine “Shpresa e madhe” sepse sipas Ronald ishte simboli i te gjithe sakrificave qe kishin bere.Patrick O’Reily komshi i tyre ne nje interiste thoshte : Ishin njerez te mire dhe miqesor,gjate veres ne kalonim shumicen e kohes ne pishinen e tyre,dhe un konsiderohesha pjese e familjes.Por jetet e tyre do te nderpreheshin tragjikisht naten e 3 Nentorit 1974,mamaja,babai dhe 4 nga pese femijet u gjenden te vdekur ne shtretrit e tyre.Te nesermen policia mori ne pyetje te mbijetuarin e vetem te ngjarjes Ronald JR “Butch” De Feo,i cili gjate pyetsorit pranoj qe i kishte vrare ai familjaret e tije.

Ronald Jr kish mare ciften e babait dhe nga rreth 6 metra largesi kish qelluar babain dhe maman.Me pas shkoi ne dhomen e dy vellezerve dhe i shtiu te dyve,me pas vrau dy motrat.Ai rregulloj sa te munde skenat e krimit dhe me pas u la vete.Viktimat ishin te gjitha te spostuara me fytyre permbys dhe autopsia vertetoj se ato nuk ishin droguar perpara.Ish agjenti Donald Webber vazhdon te theksoj se De Feo ate nate nuk ishte vetem,dikush e ndihmoj ate.Ne gazetat nisen spekullimet qe djali i vrau sepse babai i abuzonte,gje qe u hodh posht nga te gjithe fqinjet e tyre

Teste te shumta u zhvilluan per te vertetuar a ishte shendoshe menderishti,dhe rezultatet treguan qe Roni ishte klinikisht i shendoshe.Per kete arsye ai nje vit me vone denohet me 7 burgime te perjetshme.Gjate nje interviste te vitit 1984,kur gazetari e pyeti perse e kishte bere Ronald Jr tha : “Ju sdo me besoni,askush sdo e beje,por e verteta eshte se Djalli me tha!Qe ai qe me urdheroi ta beja.Ne fillim refuzova pastaj ai u fut ne koken time dhe nuk arrija ta kontrolloja dot trupin tim,me kupton…nuk ndaloja dot,dhe kur i mora jeten motres time te vogel qe e doja shume,ishte nje engjell i vertet.

Shtepia per nje kohe te gjate ngeli e braktisur dhe askush nuk donte ta blente.Deri sa nje dite George dhe Katy Lutz e blene ate per nje cmim okazional.Ne  18 dhjetor se bashku me tre femijet dhe qenin e tyre u shperngulen perfundimisht ne Amityville.Ata deklaruan se gati menjeher filluan te ndodhnin gjera te cuditshme.Ndryshime te menjehershme te temperatures,ere mishi te prishur dhe myk mbi muret.Katy disa her ndjeu nje prezence te padukshme qe e prekte,zhurma qe beheshin dite pas dite me kumbuese.Missy vajza me e vogel filloj te luaj me nje shok imagjinar te quajtur Jody,qe do te perndiqte familien deri ne fund.

George cdo dite zgjohej ne 03:15,pikerisht ateher kur kish ndodhur masakra e De Feove.Dritat ndizeshin dhe fikeshin vazhdimisht dhe zhurmat e pashpjegueshme shtoheshin dita dites.Pas 28  ditesh Lutz u larguan nga shpia pa mare asgje vecse rrobave te trupit.Disa dite pas largimit nga shtepia ato takuan avokatin e Ronald Jr sepse mendonin qe ishte e padrejt qe ai te “kalbej” ne burg per dicka qe se kishte bere.William Webber avokati i De Feos u shpreh se para meje pashe dy fytyra te terrorizuara.Lutz i tregoj avokatit se diten e dyte ne ate shtepi qeni i tyre u zhduk dhe nuk u gjet me kurre.

Me interesant historine e ben prifti katolik Anthony Sibley i cili dha deshmine e tije per cfare kish perjetuar ne ate shtepi.Ai tha se u kontaktua nga George si mik i vjeter dhe ju kerkua te bekonte shtepine.Kurr arrita aty gjithcka dukej normale,nisa te bekoja dhomat por kurr arrita ne tek ajo e Ronald JR ndjeva nje ftohtesi te madhe,dhe dicka me shtyu me force jasht.I keshillova mikut tim te largohej nga ajo shtepi e mallkuar.Ndersa Missy vajza e vogel deklaroi se shoku imagjinar Jody i kishte thene : Ju nuk do te largoheni kurre nga kjo shtepi,do te rrini pergjithmon me mua

Per te hetuar kete ceshtje u thirren  Ed dhe Lorraine Warren (demonolog e sensitivet me te famshem American,mbi te cile jane bazuar filmat “The Conjuring”,”The Haunting in Connecticut” “Annabelle”)Cifti ndenji gati 3 dite ne ate shtepi per te vertetuar nese vertet kishte prezenca demoniake  aty.Ato shkuan ne dhomen ku u vrane dy femijet dhe ndjene vibracione te medha.Lorraine nisi te qante dhe tha se dhimbja qe perjetonte ishte e tmerrshme dhe nuk e kuptoj si ato kane ndenjur 28 dite aty brenda.

Seancat u zhvilluan ne pranine e kamerave dhe kjo foto u mor pikerisht nga filmimet.Ne kete histori kuptohet qarte se e mira dhe e keqja jane mes nesh.A do e besoni kete histori?!Kete nuk e dime,por jua leme juve gjykimin!!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here