KUSH ISHTE ANNELIESE MICHEL ?!

Michel u lind ne Leiblfing te Gjermanisë më 21 Shtator 1952 dhe u rrit në një familje te devotshme katolike.Fotografitë e saj te shkolles tregojne një vajzë alegro dhe mjaft simpatike,me flokët e zeza dhe një buzëqeshje mjaft miqësore. Por në disa foto te shkrepura në moshën 23 vjecare ajo paraqitet në kushte te mjerueshme.E dobësuar, me një shikim te trembur dhe plot hematoma. Ajo ishte pushtuar nga demonet, me te cilët luftoi afërsisht për 8 vite me rradhe deri në diten e fundit te saj. Pas vdekjes pastori dhe prifti do te akuzoheshin per vrasje nga neglizhenca,por a ishte vertet e pushtuar Anneliese Michel ?

Simptomat e pushtimit

Simptomat e para te vajzës nisën me 1968 kur ajo ishte nje studente 16 vjecare. Fillimisht vajza filloi te kishte konvulsione te cilat u kategorizuan si epilepsi. Por ilacet që mjeket i dhanë nuk po benin efekt dhe gjendja e saj po perkeqesohej. Filloi te kishte vizione te tmerrshme gjatë kohes që lutej, me pas filloi te kishte shqetesime nga ikonat fetare dhe gjithashtu degjonte zëra që i jepni urdhra të frikshme. Në vitin 1975 Anneliese ndalon kurat mjeksore dhe familja e dergon tek prifti i cili pasi sheh simptomat e pushtimit demoniak, nis menjehere një sërë seancash ekzorcizmi.Vete vajza deklaroi se në trupin e saj ndodheshin : JudaNeroniHitleriCainiLegjoni dhe LuciferiAt Arnold Renz dhe Pastor Ernst Alt performuan 67 ekzorcizma mbi vajzën e pushtuar.

Gjate seancave të ekzorcizmit është dokumentuar që Anneliese fliste disa gjuhë të ndryshme (një tjetër shenjë e pushtimit demoniak,flet gjuhe te cilat kurre me pare nuk i ke ditur). Në rregjistrimet audio te prifterinjve dallohet qartë që ajo flet greqishten e vjeter, gjuhen aramaike dhe arabishten te cilat nuk i zoteronte me parë. E qartë eshte se ilacet nuk po i benin asnjë efekt vajzes nga ajo që supozohej te ishte vetëm epilepsi. Gjërat u perkeqesuan, nderkohe qe ajo filloi te urinonte në cimento vazhdimisht dhe të lëpinte urinen e saj, të hante insekte dhe të shkatërronte ikonat fetare që ndodheshin në shtëpi. Gjithashtu gjatë seancave te ekzorcizmit kishte temperaturë të vazhdueshme e cila shpesh kalonte 40 grade celcius.

Familjaret dhe vetë ajo perjetuan tortura te pafundme. Annaliese pothuajse nuk flinte fare, hante shumë pak dhe shpesh hakërrehej ndaj familjareve me ofendime banale. Gjate një seance ekzorcizmi ajo i shtangu te gjithe kur tha :” Mami dhe ti nuk ke qëne aq e ndershme sa te gjithe mendojne! Kur ishe 16 vjece ngele shtatëzene dhe i dashuri te la, e linde atë femijë dhe e braktise dhe këte ja ke treguar vetem babit. Dhe ai djalë që ti braktise vdiq ne moshen 8 vjecare.” 

Fakt tjetër interesant eshte se gati në të gjithë seancat demonet perpiqeshin ti ndalnin prifterinjtë. Nje rast i cuditshem ishte ai kur at Arnold Renz po vinte me makine për tek vajza dhe befas ne autostrade makinës i plasën të katerta gomat.

Vdekja e Anneliese Michel

Anneliese Michel vdiq nga dehidratimi dhe keq ushqyerja me 1 Korrik 1976.Ajo peshonte vetem 30 kg ne momentet e fundit te jetës. I ati Josef Michel dhe dy priftërinjte u akuzuan per vrasje nga gjykata Gjermane. Mbrojtja në seancat gjyqesore paraqiti të gjitha incizimet dhe fotot qe dokumentonin qe Anneliese ishte e pushtuar dhe se askush nuk e ndalonte te hante por ishte pikërisht per kete arsye pse ajo nuk pranonte.

Kjo gje solli nje reagim miks te njerezit ku disa besonin këtë fenomen dhe disa te tjere mendonin që ishte thjesht me probleme mendore. Fakt interesant është se ky është nje nga rastet e pakta te njohura nga Vatikani dhe mbi këtë ngjarje eshte bazuar dhe filmi “Ekzorcizmi i Emily Rose “.

 

Ne regjistrimi e seances se fundit te ekzorcizmit Anneliese i drejtohet prifterinjve : “E dija qe do vdisja, Shen Meria ma tha ne enderr qe vitin e pare te pushtimit. Me tha se mund te zgjidhja ose te vdisja ne ate moment pa dhimbje,ose te qendroja te vuaja dhe keshru njerezit do te besonin qe e keqja ekziston dhe Djalli esht real.”

Sot varri eshte destinacion pelegrinazhi per besimtaret katolik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here