Rennes-le-Château është një kështjellë në fshatin e vogël kodrinor në jug të Francës që është në qendër të shumë teorive të konspiracionit. Disa thonë se prifti Bérenger Sauniere zbuloi thesarin e varrosur në shekullin e 19-të, por ka shumë teori dhe tregime të kundërta rreth asaj se çka ndodhi saktësisht në këtë zonë të mbushur me pamje të mrekullueshme me kanione të thella lumore.

Historia e Rennes-le-Château reflekton historinë e shumë fshatrave të tjera evropiane. Filloi me një kamp prehistorik, e ndjekur nga një vilë romake. Zona ishte  pjesë e Septimanias gjatë shekujve 6 dhe 7. Tridhjetë mijë njerëz jetonin në qytet rreth 500-600 pas Krishtit. Në kohët moderne, Rennes-le-Château u bë shumë i famshëm kur historitë nga mesi i viteve 1950 që kishin të bënin me priftin katolik francez, Francois Bérenger Saunière, u publikuan në shkrimet moderne duke përfshirë Gjaku i Shenjtë dhe Grail Shenjtë, botuar më 1982 dhe Kodi Da Vinci, botuar në vitin 2003.

Disa thonë se ai zbuloi një thesar të varrosur, por kjo teori nuk është vërtetuar kurrë.Gjatë viteve të para në fshat, Sauniere jetonte në varfëri,si prift, ai fitoi një pagë prej 900 frangash në vit.Por jeta e tijë do të ndryshonte shumë shpejt!Ai mblodhi disa fonde dhe vendosi të rikonstruktonte kishën i vetëm.Kur vendosi te levizte altarin e Shën Mërisë ai zbuloji disa pergamena te cuditshme,që vendosi ti lexonte.I mori ato dhe u nis direkt për ne Romë ku pati një takim rreth 2 orë me Vatikanin.Askush nuk e di cfar u tha ne atë takim,por dihet që Sauniere u kthye me shumë te konsiderueshme frangash me vete.

Shumë shpejt nga një prift i thjeshte Sauniere u kthye ne një mysafir të Vatikanit,ku thureshin elozhe të shumta per të.Ai vendos te rikonstruktoj kishën ne menyrë te cuditshme,dhe fillon të dokumentojë cdo gjë ne ditarin e tijë sekret që do ta trashigonte sekretarja e tijë.Souniere gdhend gravurën e Shën Mërisë dhe nën të shkruan në latinisht “Ky vend esht i tmerrshëm”.Gjithashtu e cuditëshme ishte fakti se Jezusi ne afresket e Rennes-le-Château nuk paraqitet si tek kishat e tjera!!

Këtu jepet Maria Magdalena me Dishepujt qe marrin trupin e Jezusit dhe e varrosin pranë një shpelle,ndersa në të gjitha kishat trupi i tij ngrihet ne qiell.Sauniere mesohet ti ketë thënë sekretares së tijë Marie Dénarnaud se ato që kish gjetur ishin pergamena Templare.Një fakt tjetër i cuditshëm është se ne qëndër te kishës ndodhet  një statujë Asmodeusit,një nga demonët më të vjetë biblik.Askush nuk arrin ta shpjegoj vënien e kësaj statuje ne qëndër te kishës

Pasi Vatikani mësoj për bemat e tij,ai u thirr urgjentisht ne një takim sekret.Askush nuk di se cfar u fol ne atë mbledhje,vecse prifti kur mbërriti nuk ndihej mirë dhe i dorëzoj sekretares ditarin e tijë duke i lënë disa porosi te fundit.Ai vdiq te nesërmen më 24 Janar 1916 ne moshën 64 vjecare.Marie Dénarnaud tentoj të botonte shkrimet e priftit por pa sukses,atë nuk e besoj askush dhe kaloj pjesën e mbetur te jetës ne cmendinë.Vatikani me një fond te majmë financoj disa ndryshime ne te gravurave te kishës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here