Loja Ouija (prej se ciles jane inspiruar dhe shume autore te filmave horrore) u paraqit per here të parë ne publik, në shkurt të vitit 1891 në një dyqan lodrash në Pitsburg, e cila e përshkroi atë si “Loja e mrekullueshme që flet“. Ajo mori kete emer, kur Helen Peters e pyeti se cili ishte emri i tij dhe aty u shkruajt Ouija. Kur u pyetën se çfarë do të thoshte, bordi pastaj shkruante “Pac fat”. A ishte vertetë keshtu??

A nuk është asgjë më shumë se një loje? Epo, sipas Smithsonian Magazine, përmes zyrës së patentave te lodrave, eshte provuar, para se të lejohej të hynte në treg që është thjesht një lojë. Megjithate shumë psikologë kanë shkruar  se mund të jetë një lidhje e një lloji midis të panjohurës dhe të njohures. Dhe ka nga ata te cilet nuk mendojne të njëjtë gjë ! Ne ju sjellim 5 perjetime reale nga “loja e frikshme”

1.Angela Jackson, një nënë me dy fëmijë, dëshironte dëshpërimisht që ajo të kishte ndjekur këshillën e babait të saj. Ajo kishte qenë gjithmonë e interesuar për çdo gjë paranormale dhe ajo po shqyrtonte përdorimin e një tabele Ouija. Babai i saj, i cili kishte vdekur 20 vjet më parë, e kishte lutur atë të mos e përdorte tabelen sepse asgjë e mirë nuk do të vinte nga ajo. Por një natë në shtëpinë e një fqinji filluan të luajne, bordi i tha asaj se ajo do të vritet nga një njeri me një çekiç. Pastaj gjërat filluan të përplaseshin në dhomë dhe ajo  u përplas pas derës. Menjëherë pas këtij incidenti, ajo u zgjua nga një makth ku një figurë e ndiqte me një çekiç. Mbrëmjen e se nesermes ndërsa shëtiste në shtëpi, ajo vuri re një burrë prapa saj duke mbajtur një çekiç ne dore i cili e goditi në kokë. Ajo mbijetoi, por përfundoi me një kafkë të thyer.

2.Roland, një djalë i ri nga Gjermania, historia e se cilit thuhet të kete frymezuar autoret e filmit Exorcisti Kur halla e Roland vdiq kur ai ishte 13 vjeç, ai filloi të përpiqej të përdorte bordin e Ouija për ta kontaktuar atë. Pas këtyre seancave, gjëra të çuditshme filluan të ndodhnin rreth shtëpisë, tinguj të çuditshëm, statuja fetare që lëviznin dhe dridheshin dhe gervishje u shfaqen në lëkurën e djalit. Nje Pastor i quajtur Shultz e mori djalin për testim mjekësor dhe psikologjik, ku të gjitha testet dolen në parametra normale. Ndërsa kalonte natën në shtëpinë e Pastorit, djali filloi të përplasej ne tavanin e dhomës dhe Shultz u detyruar te kryente një ekzorcizëm emergjent. Roland ishte i poseduar nga nje demon, te cilin Pastori e deboi perfundimisht nepermjet ritualit.

3.Në vitin 1986 ishin tre fëmijë të shkollave të mesme që rrinin së bashku,dy vajza dhe një djalë. Djali, Johnny, ishte diagnostikuar me fibrozë cistike dhe u shtrua në spital. Vajzat do ta vizitonin shpesh, në mënyrë që ta ndihmonin ta perballonte këtë sëmundje. Një natë pas vizitës ata shkuan në shtëpi dhe vendosën të provonin bordin Ouija. Pas pyetjeve të ndryshme banale ata vendosën të pyesin për Johnny-n dhe sëmundjen e tij, per të cilën bordi shkruajti :”24 Qershor 1987″. Ata vendosën të shkruajnë këtë informacion dhe ta vendosin në një zarf, duke menduar se do të ishte dita kur Johnny do të ishte shëruar. 24 qershor 1987 është data e saktë ne te cilen Johnny nderroi jete.

4.Një djalë i ri kishte një hallë që kurrë nuk u martua dhe kur e pyeste përse, ajo nuk ja tregonte. Babai i të riut i tha atij këtë histori: halla e tij ne moshen 17 vjeçare kishte qene ne një lidhje mjaft serioze me të dashurin e saj. Teksa nje dite vendosi te luante me Ouija, ajo e pyeti tabelen misterioze, nëse ajo dhe i dashuri i saj do të martoheshin dhe loja i tha asaj Jo. Pastaj ajo e pyeti nëse ata do të ndaheshin dhe përsëri ajo i tha Jo, atëherë ajo pyeti nëse njëri prej tyre do të vdiste dhe këtë herë ajo tha Po. Kur ajo e pyeti se cili prej tyre do të vdiste, ne Ouija shkruhej: “Mirupafshim. Pak ditë më vonë, i dashuri i saj pësoi një aksident në fabrikën ku punonte dhe vdiq.

5.Herbert dhe Nellie po jetonin një jetë normale derisa Nellie filloi të luante në bordin e saj Ouija dhe vendosi te evokonte nga bota e pertejme, një shpirt. Shpirti i tha asaj se burri i saj kishte një lidhje dhe po i jepte kësaj gruaje tjetër mjaft para. Nellie filloi të rrihte dhe torturonte Herbert cdo ditë. Ajo po përpiqej të nxirrte informacione nga i shoqi rreth të dashures që loja pretendonte. Më në fund Herbert arriti të lirohej dhe e vrau. Kjo definitivisht i dha fund marteses se tyre…

Thjesht një lojë? Ju si mendoni?!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here