Këngëtari i “Boyfriend” dhe Baskin , e cila është motra e modeles Abby Champion, morën pjesë në koncertin e Craig David së bashku në Roxy në Los Anxhelos. Fotoja tregon dyshen duke dalë nga koncerti , pastaj ata u larguan në të njëjtën makinë.

Ndersa ne video shikohen mjaft qarte duke kercyer e perqafuar gjate gjithe kohes.

Burimi shtoi se pas shfaqjes dyshja u kthye në shtëpinë e Justin. “Ata kanë dale disa herë në ditët e fundit,” tregoi burimi per E!News. “Ata ishin gjithashtu së bashku në mbrëmjen e së premtes me Patrick Schwarzenegger, dhe Abby Champion (dy te fundit ne nje lidhje).

Ata shkuan në klube të shumta duke përfshirë Avenue dhe të gjithë u larguan së bashku”.

Justin eshte pare ne shoqeri me Baskin vjen pak pasi u zbulua se ai dhe Selena Gomez po marrin disa kohë larg njeri tjetrit .

“Justin ka qenë i mërzitur për ndarjen e fundit nga Selena dhe po përpiqet të mbajë veten te zënë derisa të rregullohen gjërat “, tha burimi.

“Nuk ishte zgjedhja e tij që të ndaheshin, dhe ai është me të vërtetë duke marrë kohë për t’u përqëndruar në vetvete. Ai ka punuar çdo ditë, duke u fokusuar në kishë dhe duke dalë me shokët e tij”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here