Një nga lajmet më të bujshme nga bota e showbiz-it shqiptar ishte ndarja e Shpat Kasapit me modelen Afërdita Dreshaj.

Portale të ndryshme ne ate kohe shkruanin se shkaktarë kryesorë për ndarjen e Shpatit nga Afërdita ka qenë pikërisht e ëma e Shpatit, znj. Gjylymsere Kasapi (profesoreshë në universitet), e cila nuk ka mundur të durojë fjalët që fliteshin për nusen e djalit të saj nëpër media dhe qarqe të ndryshme.

Megjithate Shpat mesa duket nuk e ka harruar ish të dashurën e tij edhe pas kaq shume kohesh.

Mes komenteve të shumta në foton e postuar nga Ermal Mamaqi ku shfaqet Xhesika Berberi, mikesha e ngushtë e Afërdita Dreshajt , e cila do të jetë e ftuar në emision, ajo qe u vu re ishte komenti i Shpat Kasapit.

“Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”

Tani le te shpresojme per nje pergjigje nga Aferdita!!!😈

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here