Seriali amerikan, i cili fillimisht u shfaq si një miniserial me gjashtë pjesë, do të vazhdojë me një sezon të ri, konfirmoi Variety të premten.

Seriali do të vazhdojë me detektivin Bull Pillman, Harry Ambrose, ndërsa ai zbulon një krim të ri. Ambrose do të udhëtojë në qytetin e tij të lindjes në New York ku ai do të hetojë vrasjen e dy njerëzve nga djali i tyre 11-vjeçar.

Jessica Biel, e cila luajti në sezonin e parë, do të kthehet si producent ekzekutiv për sezonin e dytë.

“Në sezonin tonë të dytë, ne do të ndjekim Detective Ambrose, ndërsa ndjek gjurmët më të reja, duke qëndruar besnikë ndaj hisstorise origjinale, që i bën përshtypje audiencave dhe kritikëve”, tha shefi i NBCUniversal Chris McCumber.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here