Freeform ka zbuluar kastin e plote te ‘The Perfectionists’, spin off i serialit shume popullor ‘Pretty Little Liars’

Ne krah te Sofia Carson, Sasha Pieterse dhe Janel Parrish do te jete Sydney Park ne rolin e Caitlin dhe Eli Brown ne rolin e Dylan.

Sasha Pieterse
Janel Parrish

Caitlin dhe Dylan janë shoqt e Avas (Sofia Carson), një blogere e cila po përpiqet të bëhet një ikonë e modës. Caitlin është inteligjente dhe e aftë për të trajtuar mire presionin. Vajza e përsosur e dy nënave të përsosura, ajo synon të ndjekë gjurmët e prindit dhe të bëhet senatore.

Sydney Park ne rolin e Caitlyn
Sofia Carson

Dylan, violonçelist i talentuar, është rritur midis paragjykimeve në qytetin provincial ku jeton dhe tani përpiqet të shpëtojë. Dy pasionet e tij janë muzika dhe i dashuri i tij Andrew.

Eli Brown

Për të kompletuar kastin do të jete Kelly Rutherford në rolin e Claire Hotchkiss, matriarke e familjes Hotchkiss dhe bashkë-themeluese me te shoqin e Industrise ‘Hotchkiss Industries’ dhe ‘Beacon Heights University’. Claire beson se persosmeria është e arritshme dhe merr atë që dëshiron.

Kelly Rutherford

Nderkohe Hayley Erin do të ketë një rol misterioz që ende nuk është zbuluar.

Haley Erin

Ngjarjet do të vendosen në qytetin e Beacon Heights ku gjithçka duket e përsosur, ndërsa në te vertet fshihen gënjeshtra dhe sekrete që dalin ne siperfaqe pas një vrasjeje.

Marlene King do të jetë përgjegjës për skenarin dhe produksionin e serialit të frymëzuar nga seria popullore e librave të Sara Shepard, The Perfectionists.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here