Një grup turistësh në Hawaii fituan përvojën e rrallë të ecjes me këmbë vetëm disa metra larg nga vullkani aktiv në ishullin e madh të shtetit Aloha – dhe të gjitha u xhirua në kamera.

Si pjesë e një turneu të quajtur Epic Lava Tours, grupi tregoi se ishin në gjendje të qëndronin të sigurtë vetëm një gur larg nga llava e nxehtë.

“T shikosh llaven duke rrjedhur është një nga pamjet më spektakolare në tokë – lë njerëzit të ndjehen të frymëzuar nga frika,” tha themeluesi i Epic Lava Tours dhe udhëzuesi i turneut John Tarson.

Ai shtoi gjithashtu se përkundër rreziqeve shumë të vërteta të të qenurt pranë llavës vullkanike, stafi i tij kujdeset për të siguruar që njerëzit te jenë të sigurt. Llava në Hawaii mund të shkoj në temperatura prej mbi 537.778 gradë celsius.


‘Për ne prioriteti është siguria. Por ne i lejojmë njerëzit të afrohen aq afër sa mund të qëndrojnë fizikisht dhe te shkrepin fotografi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here