Do të jetë një sulm i paparë që PSG do të rreshtojë të shtunën pasdite në Troyes, për llogari të javës së 28 të Ligue 1. Unai Emery nuk thirri për këtë transfertë lojtarë të domosdoshëm si: Edinson Cavani, Kylian Mbappé dhe Javier Pastore. Me mungesën e Neymar, i cili do të bëjë operacionin e tij të këmbës së djathtë këtë të shtunë në Brazil, PSG ka katër mungesa në sulm.

Në mbrojtje, Marquinhos, dëmtimi në kofshën e majtë të cilit po i evoluon shumë mirë, gjithashtu qëndroi në Paris për t’u kursyer për ndeshjen kundër Real Madrid të martën.

Për të kompensuar këto mungesa, janë thirrur të rinjtë Lorenzo Callegari dhe Thimotée Weah që u trajnuan me grupin këtë të premte. Megjithë mungesat në sulm, Emery nuk thirri as Hatem Ben Arfa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here