Gjatë një interviste të gjatë me Elle, aktorja Lucy Hale foli gjerësisht për serialin e saj të re televiziv ‘Life Sentence‘, i cili do të debutojë në rrjetin amerikan CW më 7 mars 2018. Aktorja foli gjithashtu per pritshmerit e fansave për këtë seri, duke shpresuar qe ata te ishin shumë më “të qetë” sesa ata të Pritty Little Liars.

‘Fansat e Pretty Little Liars dukeshin sikur donin të diktonin drejtimin e historise tonë. Do të gënjeja nëse do të thosha se në disa raste e tepronin vërtet shumë. Unë shpresoj qe njerëzit te mund ta pranojnë ‘Life Sentence’ për atë që është, pa u përpjekur ta kontrollojnë atë. u shpreh hale

Tendenca e fansave te përmendur nga Lucy Hale jane regjistruar në shumë raste, sidomos në Twitter, ku në disa raste janë bere mbi 70 mijë komentet e tweets për një episod të vetëm të serisë.

Në disa raste, për fat të keq, marrëdhënia midis fansave dhe një seriali televiziv bëhet shumë e vështirë për tu menaxhuar.

Për shembull, për faktin sesi aktori Dylan O’Brien u sulmua nga fansat në setin e filmit ‘American Assassin’ apo deklaratat e aktorit të Gilmore Girls, Matt Czhucry, i cili tha se ishte fyer në mënyrë të përsëritur për veprimet e personazhit të tij në serial.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here