Ylli i ‘Harry Potter’ donte shumën e madhe për Fondin e Drejtësisë dhe Barazisë në Mbretërinë e Bashkuar (UK Justice and Equality Fund) pasi pothuajse 200 yje femra britanike dhe irlandeze nënshkruan një letër të hapur të botuar në Observer, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund ngacmimeve seksuale.

Ajo u nënshkrua nga yjet si Emma Thompson, Carey Mulligan, Saoirse Ronan, Gemma Chan, Kiera Knightley dhe Watson vetë.

Lëvizja Time’s Up duket se po fiton gjithnjë e më shumë forcë, pasi nënshkruesit kërkuan të ‘festonin këtë moment të jashtëzakonshëm solidariteti dhe uniteti përtej kufijve duke u bashkuar dhe duke bërë këtë lëvizje ndërkombëtare.

“Kjo lëvizje është më e madhe se vetëm një ndryshim në industrinë tonë. Në të kaluarën ne kemi jetuar në një botë ku ngacmimi seksual ishte një shaka e pakëndshme; një pjesë e pashmangshme dhe e vështirë për të qenë një vajzë apo një grua.” ‘Nëse ju keni thënë ” time’s up”, nëse tregimet që keni lexuar në gazeta ju kanë rezonuar dhe ju kanë shqetësuar – bashkohuni me ne në zhvendosjen e thirrjes. Le të jete 2018 viti kunder ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale. ‘

Letra përfundonte: “Ky është momenti juaj gjithashtu.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here