Përvoja e pare e martesës e la atë të zhgënjyer, kështu që Sebastian Rulli nuk e sheh me veten në altar në nje te ardhme te afërt. Por kjo nuk e ndalon atë që të bëjë plane të ardhshme me Angelique Boyer, me të cilën eshte ne nje lidhje prej tre vjetesh .

“Për mua martesa nuk është e rëndësishme, unë besoj se ëndrra per te ndertuar nje jete me dikë tjetër, te kesh plane, te organizosh dhe te mendosh per te ardhmen është themeli i një marrëdhënie të qëndrueshme dhe, per aq kohe sa e kam ate, nuk kam nevojë të më premtojne diçka që është e nënshkruar në një letër “,
tha aktori.

Edhe pse këtë vit prindërit e tij festojne 44 vjetorin e martesës, Sebastian e ka humbur disi besimin ne martese, pasi deshtimit te marteses kater vjecare me moderatoren argjentinase Cecilia Galliano, martese nga e cila lindi dhe djali i pare i tij James, tashme tete vjec.

“Thonë qe martesa është shkaku kryesor i divorceve, te vijne gjerat surprize, kur firmos, nuk e di se cfare ke firmosur dhe kur pastaj kerkon te dalesh prej kesaj, papritmas ndryshon çdo gjë.”

Nuk ka ende plane te tilla, por ajo qe do e emociononte pafund Rulli-n është të bëhej serish baba.

“Ndihem tërësisht i plotë, shumë i dashuruar dhe nëse Zoti do doje që unë të jem përsëri baba, unë jam i hapur për kete”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here