Në fillim të një historie dashurie cdo gje eshte fushe me lule, por pastaj … madje edhe bimët më rezistente, nëse nuk u jepet kujdesi i nevojshëm, mund të thahen.

Ndonjehere nuk ndodh për shkak të mungesës së ndjenjës apo të vullnetit, por për shkak të mungeses se vemendjes. Jeta e përditshme e përbashkët, mesohesh me idene se marrëdhënia jonë do të jetë gjithmonë aty. Marrëdhëniet ne çift kanë nevojë për vëmendje të përditshme në mënyrë që të rriten, të forcojnë rrënjët e tyre, të dalin, të zhvillohen.

Prandaj është e nevojshme të veprohet në atë mënyrë që të shmanget krijimi i dinamikës negative. Në shumicën e rasteve, nuk janë kataklizma të mëdha qe shuajne pasionin, por zakone të vogla dhe të këqija. Për shembull:

Egoizmi individual
Dëshira për të patur gjithmonë te drejtë ose pretendimi se nevojat e tyre duhet te plotesohen gjithmone, duke përjashtuar mundësinë për të arritur një kompromis dhe pa marrë parasysh nevojat e partnerit: “Bëjmë si them unë” me klasikja. Kur egoizmi përfundon duke mbizotëruar në projektetet e përbashkëta, i minojnë në themele dhe çifti bie.

Si t’i luftojmë? Me dialog, duke krijuar një rregull të barazisë “një herë ti, një herë unë”.

Pertesa
Rutina ekziston, por shpesh nuk behet mjaftueshem për ta kundërshtuar. Pse? Me kalimin e kohës, tentohet të zhvillohet një qëndrim dembel që të çon ne mosdhenjen e rendesise se duhur njerëzve apo ndjenjave, duke menduar se nuk ka nevojë apo kohë për te bërë atë gjest romantik, për të joshur, për të pasur vëmendje të veçantë. Por dashuria nuk e pranon indiferencën.

Si ta luftojmë? Duke vënë në vend një rutinë që është e mirë për çiftin, edhe nëse nevojitet pak përpjekje.

Xhelozia
Deri në një farë mase mund të jetë edhe një simptomë e shëndetit të mirë të çiftit, por shpesh bëhet një shtytje destruktive, e cila është e rrënjosur në pasiguri dhe frikë nga braktisja e atyre që e provojnë, duke dobësuar besimin mes partnerëve. Kjo është kryesisht xhelozia retroaktive që vjen nga partnerët e mëparshëm. Sipas një sondazhi të kryer nga njerez single, 59% e të anketuarve mbyllën një marrëdhënie për këtë arsye.

Si ta luftojmë? Vlerësimi i situatës ne menyre te kthjellet. Nëse ai është me ty dhe jo me atë, do të ketë një arsye: nuk ka funksionuar.

Te qendruarit gjithnje bashke
Në fillim doni të shpenzoni shumë kohë së bashku, në çdo rast. Pra, përveçse te bezdisni miqte, të cilët nuk mund ti takoni me nëse nuk jeni te “shoqëruar” – ekziston rreziku te mesoheni me një lidhje simbiotike, ku mungojnë hapësirat individuale dhe herët a vonë vjen ndjenja e asfiksimit. Për më tepër, mungesa e hapësirave individuale çon në humbjen e konsiderates per vetveten dhe qëllimeve personale. Ne kete rast partnerët nuk do te arrijne me te shohin personin me te cilin kane rene ne dashuri.

Çfarë duhet të bëni? Përpiquni që të merrni kohë për veten, për të kultivuar interesat dhe miqësitë tuaja. Dhe do kuptoni: qe të qenit vetëm here pas here mban dëshirën gjallë!

Mungesa e sinqeritetit
Nuk ka rëndësi se ato janë gënjeshtra të mëdha apo të vogla ndaj partnerit ose mungesa e ndershmërisë ndaj dëshirave të tyre, mendimeve, nevojave, ndjenjave. Në rastin e parë, nëse gënjeshtrat zbulohen, zhvillohet nje ndjenje mosbesimi qe rritet cdo dite derisa vjen nje moment qe plas.
Ndersa, në të dytën, rrezikon të gjendesh ne një marrëdhënie që nuk e dëshiron.

Çfarë duhet të bëni? Te shikoni brenda vetes tuaj, reflektoni para se të veproni dhe pyesni veten nëse veprimet që do të ndermerrni do të çojnë duke genjyer veten tuaj dhe per pasoje partneren.

Shmangni gjithmone konfliktin
Ndonjëherë mbyllni nje sy per qëndrimet dhe sjelljet e partnerit që na shqetësojnë ose na lendojne. Por nëse nuk e trajtoni temën nga frika e grindjes, atëherë rrezikoni të shpërtheni si një tenxhere me presion, duke shkaktuar dëme më të mëdha.

Çfarë duhet të bëni? Mësoni të diskutoni me qetësi dhe ta transformoni konfliktin në një mundësi për rritje duke adoptuar strategjitë e grindjeve inteligjente.

Te supozoni në vend që të pyesni dhe te dëgjoni
Kur pretendojmë se jemi në kokën e partnerit, qe e dimë saktësisht se si ndihet, çfarë mendon, çfarë do dhe çfarë i nevojitet, si do të sillet dhe pse. Ndoshta duke gabuar.

Çfarë duhet të bëni? Mundohuni të dëgjoni partnerin përtej imazhit – ndonjehere e krijuar si stereotip – që kemi krijuar, duke preferuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.

Te mendoni qe s’ia dilni dot mbane vete
Shpesh ekziston tendenca të bazoni te gjithë jeten te partneri qe keni perkrah.
Rezultati është te krijohet një lidhje varesie duke mos e pare me veten si individ, por vetëm si pjesë e një çifti dhe në të cilën rritja jonë individuale rrezikon të bllokohet, duke u mbështetur në sigurinë që “ka aq shumë X “. Askush nuk duhet të harrojë kurrë se një çift përbëhet nga dy persona të pavarur.

Çfarë duhet të bëni? Herë pas here pyesni veten: “çfarë do të bëja nëse nuk do të ishte Y” dhe bejeni.

Te influencoheni nga te tjeret
Edhe partnerët nganjëherë ndikohen negativisht nga miqtë dhe të afërmit, të cilët fusin dyshime. Por vetëm çifti vërtet e di se si është marrëdhënia, kështu që vetëm çifti është përgjegjës për marrjen e vendimeve dhe te drejtoje situaten.

Si t’i luftojmë ata? Duke i falenderuar per këshillat, por gjithmonë duke u përpjekur të mendoni me mendjen tuaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here