Roma ka nisur punën për të blinduar Alessandro Florenzi. Kontrata e të cilit skadon në qershor të 2019-ës. Mesfushori 26-vjeçar aktualisht fiton 2 milionë euro bonos, por synimi i klubit është të nënshkruajë një kontratë të re 5-vjeçare. Nëse lojtari rinovon me kryeqytetasit do të marrë 3.5 milionë euro në sezon.

Palët kanë nisur bisedimet prej disa kohësh për të arritur marrëveshjen në interes të përbashkët. Florenzi ka lënë pas dëmtimin në gjurin e majtë dhe është rikuperuar plotësisht. Duke u kthyer kështu në një elemt me rëndësi për Di Francesco.

Pas lamtumirës së Totti dhe me De Rossi që bën 35-vjeç, Florenzi është i destinuar të bëhet kapiteni i ardhshëm i Roma. Një rol që klubi e ka bërë pjesë të kontratës së re që me shumë gjasa do të finalizohet me sukses para fundit të sezonit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here