Pas një pushimi të shkurtër në shoqërinë e gruas së tij, Nikki Reed, aktori i The Vampire Diaries, Ian Somerhalder, është rikthyer për të punuar në serinë e re televizive që po lançon pikerisht me gruan e tij. Aktori postoi një foto në profilin e tij në Instagram duke njoftuar se është rikthyer.

Ian Somerhalder dhe Nikki Reed, me kompaninë e tyre të prodhimit Rare Birds Productions kane filluar bashkepunimin me Warner Bros Television për prodhimin e serialit televiziv Prohibited, shkruar nga krijuesi i Revenge Jesse Lasky. Ata do të jenë producentët ekzekutivë të serialit.

Së bashku me Warner Bros. Tv, çifti arriti të fitoje interesimin e rrjetit amerikan The CW, i cili mbajti The Vampire Diaries për tetë vjet.

Seriali i perket zhanrit tipik të melodramës teatrore. Protagonistja është hajdutja Amelia Jones, një grua e fortë dhe revolucionare që do të sjellë një revolucion të vërtetë në një botë të dominuar nga burrat. Jeta e saj do të pësojë një ndryshim rrenjesor kur dy motrat e saj i propozojnë të kryejnë planin e shekullit, plan i cili mund tju mbushe xhepat me shumen me te madhe qe eshte vjedhur ndonjehere. Të treja gratë fillojnë të organizojnë një plan për të vjedhur sallën e Derby Kentucky, mes euforisë se çfarë mund të jetë tronditja e shekullit dhe me bindjen se kjo mund ta transformojë Amelia Jones në një nga gratë më të pasura dhe më të fuqishme.

Per sa i perket kastit te aktoreve nk jane bere ende te ditur emrat dhe duket se Ian do të kufizohet në rolin e tij si producent ekzekutiv, por nuk mund të përjashtohet mundesia që ai të mund të marrë pjesë ne ndonje rol te vogel.

Ende nuk ka detaje për një datë të lancimit të serialit por, nga thashethemet e para, duket se tashmë në muajt e ardhshëm produksioni mund të vendosë të fillojë xhirimet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here