Sulmuesi i Kombëtares greke, Stefanos Athanasiadis, u jep një “shkelm” sjelljes raciste të tifozëve të APOEL-it për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe. Një urim, i bërë nga 29-vjeçari në faqen zyrtare të mesfushori kuqezi në “Instagram”, ka bërë dje bujë në mediat greke. Kaçe kishte postuar një fotografi me fanellën e ekipit të ri, Panathinaikos, ndërsa greku Athanasiadis, shok skuadre me korçarin te PAOK-u deri gjashtë muaj më parë, bënte një koment epik: “Fillim të mbarë shqiptari im”.

Sulmuesi dhe Kaçe njihen prej 13 vitesh, pasi të dy kanë dalë nga akademia e PAOK-ut dhe për më tepër deri në 2017-ën kanë qenë pjesë e selanikasve. Mirëpo, fraza “shqiptari im” ka habitur jo pak mediat greke, të cilat i kanë bërë një jehonë të madhe asaj çfarë shkruante Athanasiadis.

Ky i fundit, që prej fillimit të këtij sezoni, është pjesë e klubit izraelit, Maccabi Haifa, ndërsa në dekadën e fundit ka qenë një prej sulmuesve më të mirë të kampionatit grek, e për më tepër pjesë e Kombëtares helene. Fakti që në ditën e fundit të merkatos pati një skandal në Qipro me tifozët e APOELit, që nuk pranuan transferimin e Kaçes për shkak se ky i fundit pak vite më parë kishte veshur fanellën e UÇK-së, bëri që Athanasiadhis të solidarizohej me shqiptarin duke e konsideruar atë si vëlla.

Në fakt, mediat greke e kanë interpretuar këtë reagim në mënyra të ndryshme. Portali i njohur, “sport24.gr”, ishte befasuar nga fakti që Athanasiadis i thotë në këtë moment Kaçes “shqiptari im”. Shkrimin kushtuar e publikuar dje, ndër të tjera citohej: “Athanasiadis dhe Kaçe bashkëpunuan te PAOK-u për 13 vite duke filluar nga akademia dhe në ekipin e parë. Ata krijuan një marrëdhënie shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës. Për herë të parë që nga viti 2004, të dy nuk do të veshin më fanellën e PAOK-ut, pasi Athanasiadis ka zgjedhur Maccabi HaifaIzrael, ndërsa Kaçe është huazuar te Panathinaikos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here