Kim Kardashian po i tregon armiqve të saj dashuri, ndërsa ajo po përgatitet per shitjen e parfumit së saj të ri.Ylli i reality show KUWTK është duke promovuar tre aromat e saj të reja të KIMOJI Heart fragrances dhe ka postuar në mediat sociale nje video për të zbuluar një listë të njerëzve që do të marrin një shishe, përfshirë Taylor Swift, Blac Chyna dhe Wendy Williams.

“Unë do të dërgoj më shumë se kaq, por kam vendosur që këtë ditë të Shën Valentinit të gjithë meritojnë një Shën Valentinit,” Kim dëgjohet duke thënë në një nga Story e Instagram. “Do t’i dërgoj nga një të dashurve te mi, dhe nga nje armiqve të mi, kujtdo që unë mund të mendoj, sepse është Dita e Shën Valentinit, në fund të fundit”.

Nuk është surprizë që Taylor është në listën e ‘hater’, pasi këngëtarja u përfshi në një grindje masive me Kim dhe Kanye West në vitin 2016.

Chyna, e cila ka një vajzë me Robin, vellain e Kim, paditi Kim dhe pjesën më të madhe të familjes Kardashian vitin e kaluar duke i akuzuar ata për sabotimin e shfaqjes së saj të Rob & Chyna.

Dhe vetëm këtë javë, moderatorja Wendy Williams ‘goditi’ Kim për paraqitjen në fotot që ajo ndau ne Instagram këtë javë, duke e akuzuar si te uritur për vëmendje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here