Merkatoja e dimrit është mbyll në shumicën e kampionateve evropiane. Mund të themi se ka qenë një merkato aktive, madje disa ekipe të mëdhaja kanë thyer edhe rekordin e transferimeve të tyre, duke e lëshuar dorën, si psh Arsenali me blerjen e Aubameyang, Liverpool me blerjen e Van Dijk, etj.

Gjithsesi ekipi që ka shpenzuar më tepër ngelet Barcelona, pas blerjeve të Coutinjo dhe Yerri Mina duke shpenzuar 131.8 milion euro sipas “Transfertmarkt”. Më pas vjen Liverpool në vendin e dytë edhe pse ka bërë vetëm një blerje, atë të mbrojtësit Van Dijk për 78.8 milionë euro.

Më tej në këtë listë renditen Manchester City, Atletico Madrid, Arsenal, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here