Ka disa shpjegime, por më e akredituara është ajo për të cilën lekura e maces thahet shumë ngadalë. Askujt nuk i pelqen të ndihet i lagur, e aq me pak Micos …
Ka mace të cilëve kontakti me ujin iu duket i këndshëm, por përfaqëson përjashtim nga rregulli më i përgjithshëm. Ndryshe nga qentë, felinet shtepiake nuk durojne të lagen dhe arsyet për këtë përçmim mund të jenë akoma vetem te teorizuara.

Uji. Për disa është një trashëgimi gjenetike, që nga kohët e lashta macet kurrë nuk iu është dashur të vendosen në ekosisteme të pasura me ujë, rrjedhimisht, ato do të struken larg nga një element pak i njohur.
Një nga tezat më të akredituara është propozuar nga Kelley Bollen, eksperte amerikane e sjelljes së kafshëve, sipas të ciles lekura e macëve, kur laget, thahet shumë ngadalë dhe kjo ndjenjë lagështie i jep kafshës një shqetësim të fortë.

Aromat. Sipas Bollen, e cili drejton një qendër trajnimi të sjelljes për kafshët shtëpiake në Massachusetts, është e nevojshme të merret në konsideratë se macet kalojnë shumë kohë duke larë lekuren e tyre, duke liruar ne te erëra që shërbejnë gjithashtu për të komunikuar me felinet e tjere dhe për të shënuar territorin e tyre ; për këtë arsye, çfarëdo lëngu që rrjedh në qimet e tyre qe heq aromat e lena me durim prej tyre nuk paraqet një ndjesi të këndshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here