Ne jemi mësuar të shohim Carla Bruni si një top modele në kopertinat e revistave, si première dame dhe gjithashtu si këngëtare e suksesshme. Intervistuar tek “Verissimo” nga Silvia Toffanin, ekskluzive të shtunën më 6 janar, ajo shfaqet në një pamje krejtësisht tjetër , e disponueshme dhe e hapur. Zonjes se shtëpisë i zbulon:
“Unë jam shumë e dashuruar, Nicolas më mbron dhe më përkrah”. Dhe duke folur për pasionin e saj për muzikën, ajo thotë: “Albumi tjetër do të jetë në italisht”.

Per bashkëshortin e saj, Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, Carla Bruni thotë:
“Ai është një baba shumë i dashur dhe kur takova fëmijët e tij dhe pashë lidhjen që kishin me babain e tyre, thashë ‘me kete njeri duhet te martohem absolutisht’. Ai eshte plot energji dhe forcë “.

Ikona e modës së viteve ’90, Carla kujton mikun stilist Gianni Versace: “Mua ende me mungon … Gianni na trajtonte shumë mirë, sikur të ishim familja e tij … Ai donte të jepte një imazh të gruas së fortë dhe të fuqishme. Per ate gruaja ishte yll, jo viktimë “ dhe shton: Donatella (Versace) u tregua e guximshme që vazhdoi punën e vëllait të saj dhe arriti ta sjellë atë në botën e sotme”.

Per ribashkimin e fundit te super modeleve te Versace, e kërkuar nga vete Donatella, Carla thotë: “Ishte mellengjyese të rishihja Cindy Crawford dhe Claudia Schiffer që nuk i kisha parë prej vitesh. Ishte shumë emocionuese të isha atje, midis lotëve dhe të qeshurave”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here