Mikea është një fëmijë shumë i veçantë: ai është alergjik ndaj gjithçkaje dhe mund të ha vetëm pjeshkë të freskëta. Fëmija është 2 vjeç, jeton në Montreal, Kanada dhe ka deri në 27 alergji ushqimore. Në fakt, ai vuan nga enterocolit alergjik, një sindrom që e detyron atë të hajë vetëm një ushqim: pjeshkë. E ëma, Caroline Masson, zbuloi se të gjitha filluan gjatë shkeputjes nga gjiri ,kur ajo i dha një banane Mikah-s për herë të parë. Atë ditë fëmija ka vjellë për 4 orë.

Sot foshnja ushqehet me pjeshka të freskëta dhe organike, për të evituar ndotjen me pesticide, në të cilat shtohet një përzierje e aminoacideve që i lejon atij të marrë ushqyese thelbësorë për të mbijetuar. Sikur te mos mjaftonte ,Mikah është i prekur edhe nga dy sëmundje të tjera: sindromi DiGeorge, i cili shkakton keqformime dhe kardiopate, dhe mikrodeletioni 15q13.3, i cili shkakton probleme neurologjike. Shpresa e prindërve është se gjendja e fëmijës së shpejti mund të përmirësohet, meqë alergjia enterocolitis zakonisht zhduket me ardhjen e katër viteve të moshës.


Ndërkohë Mika ha një herë në ditë dhe vazhdon të luftojë për të mbijetuar. Për prindërit e saj kjo situatë është bërë ekonomikisht e paqëndrueshme, aq shumë sa ata kanë nisur një fond grumbullues , duke treguar historinë e tyre dhe duke kërkuar ndihmë për të financuar kujdesin e shtrenjtë të fëmijës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here