Kur është fjala për Jennifer Aniston dhe Justin Theroux, si zakonisht qarkullojne histori per ndarjen e tyre. Pershembull vetëm javën e kaluar, In Touch deklaroi se Justin u largua nga gruaja e tij 3 muaj me pare.

Por, duke hedhur poshte cdo thashethem, ata u fotografuan duke marrë një avion privat ne 26 dhjetor per te kaluar festen e fundvitit ne Meksike.

Çifti në dukje ende i lumtur, ka kaluar shume here Vitin e Ri në Cabo San Lucas, shpesh herë me miq të famshëm, si Emily Blunt dhe John Krasinski ose Jimmy Kimmel dhe Molly McNearney.

Këtë herë, Jennifer dhe Justinit, iu bashkuan dhe Jason Bateman me bashkëshorten e tij, Amanda Anka, të cilët fluturuan në të njëjtin avion.

Mesa duket Meksika duket të jetë një prej pikave të preferuara të Jennifer dhe Justin, pasi dhe ditëlindjen e saj të 48-të ne mars e kaluan atje.

“Është një vend i mrekullueshëm, sepse është afër L.A.”, tha Justin për E! News.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here