Të paktën këto janë raportet që vijnë nga gazeta spanjolle Mundo Deportivo për atë që ishte dje, versioni i ‘1 Prillit’ në Spanjë.

Superstari i Real Madridit mori çmimin e tij të pestë të Topit të Artë në fillim të këtij muaji. Cristiano Ronaldo nuk është i njohur për përulësinë e tij dhe Mundo Deportivo ka vendosur të ‘tallet’ me 32-vjeçarin, bazuar në ngjarjet e mëparshme të këtij muaji.

Ronaldo fitoi pesë tituj me Los Blancos në 2017, duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën e sezonit të kaluar.

Por këtë sezon ai ka luftuar për të rigjetur formën e duhur dhe pas humbjes 3-0 me Barcelonën në El Clasico, Ronaldo u tha shokëve të tij se donte ta kthente çmimin.

Në atë që mund të imagjinohet, Ronaldo mori një qëndrim në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes për të deklaruar admirimin e tij për rivalin e perjetshem, Lionel Messi.

Shprehja e supozuar plotësisht pretendonte se Ronaldo tha: “Unë nxitova duke thënë se jam më i miri në histori, i gjithë planeti ka dëshmuar edhe një herë se më i miri është Messi.

“Gjëja më e drejtë është që unë të kthej topin e arte, nuk e meritoj atë,”

Familja e tij, miqtë dhe shokët e skuadrës i kërkuan Ronaldos te mendohet dhe njehere, por Ronaldo ndjeu se gjëja e duhur ishte që t’ia kthejë çmimin drejtorit të Futbollit Francez.

Ndërsa Ronaldo me të drejtë fitoi çmimin e Topit të Artë për 2017, ish-ylli i Manchester United nuk do të jetë një konkurrent kryesor për çmimin e vitit të ardhshëm nëse ai eshte po ne kete gjendje dhe ne 2018. Ai ka shënuar vetëm katër gola ne La Liga këtë sezon në krahasim me 15-të të Messit.

Madridi u rendit i katërti në tabelë dhe udhëhiqet nga Barca me 14 pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here