Ndërsa fansat e Riverdale vazhdojnë të flasin ende per finalen e mesit të sezonit (për të mos përmendur teorinë në lidhje me zbulimin e Black Hood), ne jemi duke numëruar shumë ditë deri në vazhdimin e saj. Për fat të mirë, jane zbuluar disa informacione më shumë rreth asaj që na pret më 17 janar

Ne tashmë i kemi hedhur nje sy trailerit te mbushur me aksione, i cili paraqiste grindjet e shumta dhe ardhjen e shumëpritur të vëllait të Betty Cooper, Chic. Në një intervistë të re me Entertainment Weekly, krijuesi i shfaqjes dha dicka me shume epr fansat nga pjesa e mbetur e sezonit të dytë.

Sipas Roberto Aguirre-Sacasa, Riverdale po kthehet në rrënjët e saj, me një fokus të përtërirë në miqësitë dhe marrëdhëniet që përbëjnë serinë. Sipas Roberto, “Gjysma e dytë e sezonit 2 kthehet në një bazë të vogël të Riverdale, e cila është e fokusuar në historite në shkollë, duke u kthyer thellë në marrëdhëniet dhe miqësitë”.

Sigurisht kjo nuk do te thote qe do lihen pas dramat, konfirmoi Roberto, “Do të ketë ende një element krimesh të vogla deri në gjysmën e dytë, por do të ketë një rigjallërim të lojrave në shkollën e mesme duke u kthyer në rrënjët e saj ”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here