Superstar i Barcelonës Lionel Messi shpesh konsiderohet ndër lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në futboll, dhe një nga ish-menaxherët e tij tani e ka përshkruar atë si “një zot”.

Ish-bosi i Blaugranës Frank Rijkaard ishte në Camp Nou për barazimin 2-2 të klubit katalanas me Celta Vigo në fundjavë.

Holandezi, i cili i dha Messit debutimin e tij profesional, ishte i kënaqur për të parë përsëri ish-skuadrën e tij dhe sigurisht nuk munguan lëvdatat për mesfushorin argjentinas dhe spanjollin Andres Iniesta.

“Tani unë jam familjar dhe jam i lumtur që kam parë një tjetër lojë në Barcelonë”, tha ai, sipas Marca. “Djali im është tetë vjec dhe ishte ëndrra e tij te shihte nje ndeshje live në Camp Nou. Messi është një zot për të gjithë, dhe gjithashtu duhet të vleresoni dhe Andres Iniesta.

Lionel Messi me Frank Rijkaard dhe te birin

“Unë vazhdoj të shikoj të gjithë lojtarët nga larg, dhe i pergezoj per karrierat e mëdha”.

Messi ka luajtur 21 ndeshje për Barcën deri tani këtë sezon, duke shënuar 17 gola dhe duke ndihmuar në gjashtë të tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here