Artisti belg është konsideruar gjithmonë një nga talentet më të mëdha të muzikës evropiane. Prej disa viteve, këngëtari duket se ka humbur qetësinë e tij për shkak të problemeve shëndetësore . Në verën e vitit 2015, ai u nënshtrua një trajtimi anti malaries gjatë udhëtimit të tij në Ruandë, një vend, me te cilin eshte i lidhur në mënyrë dramatike, per shkak te humbjes se babait të tij, i cili vdiq gjatë gjenocidit.
Në një intervistë me gazetën franceze, Libération kishte shpjeguar se ai nuk e kishte kaluar atë gjendje .


“Kam pesuar një si humbje psikologjike”, zbuloi Stromae. Në të vertete unë isha në spital, dhe në këtë moment unë jam ende nën trajtim dhe për këtë arsye zgjohem vonë. Pata nje reagim shumë të keq nga Lariam (ilac), në qoftë se do riktheja kohen unë nuk do ta merrja atë.Te meren mënd dhe ke sulme të mëdha paniku,” shpjegoi ai, duke folur për këtë problem. “Zakonisht ditët fillojnë në mesditë, shkruaj natën, por nuk i imponoj vetes orare të ndërlikuara “.

Pas trajtimit për Stromae, filloi një makth i vërtetë. Aq shumë që këngëtari nuk mund të shkruajë më këngë, të këndojë dhe të performojë në skenë. Vitaa, këngëtarja franceze, shoqe e tij, ka treguar per dramen e artistit: “Nuk është mirë, prandaj ai vendosi të ndërmerrte një hap të madh prapa. Për ta bërë këtë punë , duhet të jesh i qetë me kokën tende, gje e cila kërkon një investim ë vertetë njerëzor.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here