Ata quhen “residency” dhe janë moda e fundit e hoteleve luksoze në Las Vegas: të kesh një yll në hotel për një periudhë të caktuar kohe dhe të interpretoje për mysafirët. Dhe duke ndjekur këtë trend , sipas The Sun, Wynn Hotel, një nga hotelet më luksoze në qytet, i ka kërkuar Adele të jetë “resident” për një vit duke i ofruar më shumë se 20 milionë euro.

Këngëtarja britanike duhet të performoje herë pas here për shifrën e mahnitshme prej më shumë se 500,000 euro për shfaqje, por ende nuk dihet nëse ajo e ka pranuar ofertën. Në Las Vegas në vitet e fundit kanë qenë zyrtarisht “banorë” në hotele luksoze, ndër të tjera, Britney Spears, Mariah Carey dhe Celine Dion.

Një strategji e shkëlqyer nga hoteli për të rritur prestigjin e tij dhe për artistin që të ketë një pagë fikse dhe milionere për një periudhë të caktuar kohore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here