Diten e Lumturimit te Nene Terezes, Kryetari Bashkise , Erion Veliaj , ka menduar te beje dicka te vecante. Bashke me kengetarin e sukseshem Noizin , Valbona Selimllarin dhe  kane vendosur tu sherbejne dreken personave ne nevoje, qe frekuentojne mensen sociale, Kombinat, ku dhe percolli dhe nje mesazh per te gjithe:

“Jam shumë i lumtur që jam sot bashkë me Noizyn në ditën e Nënë Terezës, për t’u shërbyer atyre që nuk kanë të gjitha mundësitë që ndoshta ka shumica e Tiranës, që janë të moshuar dhe fëmijët i kanë larg. Në ditën e Nënë Terezës, mënyra më e mirë për ta përkujtuar atë është duke u shërbyer atyre që janë më nevojtarë. Sot bëmë diçka të vogël me dashuri të madhe, që shpresoj se do të kopjohet nga të gjithë. Besoj se kjo energji dhe kjo dashuri që na frymëzon vepra e Nënë Terezës, të lërë një impakt në qytetin tonë dhe në çdo cep të Tiranës ku ka nevojë për më shumë solidaritet”, tha Veliaj.

Një bashkëpunim për tu duartrokitur !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here