Ata jane së bashku prej dy vjetesh tashme.

Dhe duket se gjerat po shkojne si te ishte fillimi i lidhjes, per aktoren Sandra Bullock dhe te dashurin e saj Bryan Randall, teksa u fotografuan duke u puthur gjate dites se marte ne Beverly Hills.

Çifti duket se nuk i interesonte asgje dhe askush ne bote, pasi i mbështillnin krahët njëri-tjetrit.

Aktorja ka dy femije, Louis dhe Laila, dhe në fillim të këtij viti është raportuar se Randall kishte marrë një rol aktiv në jetën e tyre.

Sandra ka qene e martuar më parë me yllin e reality shout Jesse James, me te cilin u divorcua menjehere pas tradhetise se tij me nje grua tjeter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here